Pejë, shqiptari plagos boshnjakun dhe më pas bën vetëvrasje

Një person është plagosur kurse një tjetër ka vdekur pas një incidenti që ka ndodhur në Pejë.

Në fakt, shkaktar i të dy rasteve është vetëm një person.

Sipas Policisë së Kosovës, një person i nacionalitetit boshnjak është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari shqiptar, i cili më pas është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.

Po ashtu, sipas PK-së në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë dhe gëzhoja të fishekëve.

“Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja dhe një predhë e armës, ndërsa i dyshuari është gjetur pa shenja jete (vetëvrarë) në banesën e tij ku është gjetur arma dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net

I plagosuri sipas PK-së është dërguar për trajtim mjekësor.

Temat
LajmeVend

Të afërta