Pasi ta shihni videon nuk do të keni kurrë problem me parkimin e veturës (Video)

Parkimi i makinave tashmë nuk mund të jetë më një gjë aq e vështirë sa mund të ishte konsideruar deri tani.
Përmes një video mjaft mbresëlënëse në YouTube tregohet një grup gomash që mundëson lëvizjen e tyre në të gjitha drejtimet dhe të rrotullohen në vend 360 gradë.

Matthew Liddiard është pikërisht anglezi që bëri këtë shpikjen, i cili ka marrë pjesë në këtë video duke provuar rrotat e makinës së tij, “Toyota Echo”. Videoja tregon se makina lëviz nga njëra anë në tjetrën, pa patur asnjë pengesë. Gomat qëndrojnë në mënyre pingule me trupin e makinës, pavarësisht pozicionit të saj.

Liddiard ka theksuar se këto goma janë krijuar për tu përdorur në të gjitha kushtet e motit dhe se me to mund të parkohet kudo. “Ata janë më të fortë, më të shpejtë, dhe të kontrolluara më saktë se të tjerat”. Liddiard shpreson që së shpejti të shitur shpikjen për një kompani të mëdha si Goodyear ose Honda.

Temat
Fun

Të afërta