Pas tërheqjes së Johnson, ky është kandidati për postin e Cameronit

Pas tërheqjes së papritur së kandidatit konservator, Boris Johnson, një tjetër surprizë ka ardhur nga Britania, ku Michael Gove, një nga drejtuesit e fushatës pro-Brexit, shpalli kandidaturën e tij për Kryeministër.

Ministri britanik i Drejtësisë, impresionoi mbarë opinionin me publikimin e lajmit, edhe pse ditët e fundit ishte shprehur i distancuar nga kandidimi në postin e lidershipit.

I konsideruar si një aleat i Boris Johnson, i cili është tërhequr nga kandidatura ,Gove konfirmoi në një deklaratë se Borisit nuk mund t’i besohej ky funksion i rëndësishëm.

“Me keqardhje kam dalë në përfundimin se Boris nuk mund të marrë përsipër rolin e lidershipit ose atë të ndërtimit të një ekipi për detyrën që na pret për të negociuar rreth daljes së vendit nga BE-ja”, tha ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta