Ndodh takimi i shumëpritur – mes Ramiz Lladrovcit dhe Rexhep Selimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, kishin shkëmbyer akuza të rënda në drejtim të njëri tjetrit.

Madje, akuzat e rënda mes tyre e kishin vënë në pikëpyetje edhe angazhimin e tyre në luftën e UÇK-së.

Mirëpo, në një akademi përkujtimore të mbajtur sot në Tiranë për pesë Dëshmorët e Kombit, Tahir Sinani, Skerdilajd Llagami, Ndriçim Koxha, Lefter Koxhaj dhe Pajtim Roci, ata janë takuar mes vete.

Burime të veriu.info që ishin të pranishëm në këtë akademi kanë treguar se Lladrovci me dy mendje i ka folur Selimit.

“Fillimisht në Akademi ka ardhur Rexhep Selimi, ndërsa Ramiz Lladrovci ka ardhur më vonë dhe ka filluar t’ju flas mysafirëve që ishin në rendin e parë. Kur ka ardhur radha tek Rexhep Selimi, ia ka zgjatur dorën, por u pa që këtë e bëri veç sa për formalitet”, thotë ky burim.

Temat
LajmeVend

Të afërta