Matoshi: Haradinaj ka të drejtë, shqiptarët ishin në koalicionin kristian në Betejën e Kosovës

Analisti Halil Matoshi i ka dhënë të drejtë kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me idenë që në Gazimestan të ngritet një përmendore kushtuar luftëtarëve shqiptarë të Betejës së Kosovës, të cilët serbët e festojnë si Vidovdan.

“Ramush Haradinaj ka të drejtë: Arbnit ishin pjesë e koalicionit kristian në Betejën e Kosovës (1389)”, ka shkruar Matoshi, transmeton lajmi.net.

E më pas e ka sqaruar mbështetjen për idenë e Haradinajt.

“Due me e sqarue publikun se e mbështes idenë e Ramush Haradinajt për ngritjen e ni obelisku në Gazimestan edhe për arbnit – pjesmarrës në Betejen e Kosovës kundër osmanëve me 1389. Per pjesëmarrjen e tyre ne këtë betejë antiosmane, flasin shumë burime historike, jo vetem shqiptaree perëndimore por edhe burime të historiografisë serbe”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, Beteja e Kosovës e vitit 1389 është njëra prej datave të rëndësishme në Historinë e Kosovës dhe të Ballkanit.

“Ushtritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjen e Kosovës dhe të civilizimit përendimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje. Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftetarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo! Rrjedhimisht kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë project”, ka shkruar Haradinaj.

Në betejën e 28 qershorit 1389 që u zhvillua në afërsi të Prishtinës morën pjesë figura të shquara shqiptare si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj.

Temat
LajmeVend

Të afërta