Kultivonte kanabis në Selanik, në pranga 31 vjeçari shqiptar

Policia greke arrestoi një shtetas shqiptar, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis sativa.

Bëhet e ditur se i ndihmuar edhe nga qentë antidrogë, policia gjeti rreth 14 kanabis në një zonë rurale ku jetonte 31-vjeçari shqiptar. Ndërkohë lënda narkotike ishte rreth 1.6 metra, e cila është koksifikuar nga policia.

Policia greke ka njoftuar se shqiptari ka edhe një bashkëpunëtor, një 26-vjeçar për të cilin po punohet për arrestimin e tij. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe rreth 368.4 gramë kanabis të papërpunuar.

I arrestuari do të shkojë përpara Prokurorit Publik të Selanikut.

Kanabis_selanik

Temat
LajmeRajon

Të afërta