Klienti rrahet me kamarierin për ushqim (VIDEO)

Edhe nga një pjatë me patatina e pak salcë sipër, mund të lindë një sherr i madh.
E ka ndodhur. Pikërisht në vendin më demokratik të botës, SHBA, njohur edhe si ndër më të qytetëruarit.

Një klient u ul në lokalin El Paisano Mexican Restaurant në Dallas (Teksas) dhe porositi: Patatina dhe ca salcë të kuqe (ketchup) për t’i shoqëruar.

Kamerieri vjen dhe i jep edhe patatinat, edhe salcën. Aty i lë dhe faturën.

Kur sheh që kushtonte 5 dollarë, një nga klientët në tavolinën e porosisë, xhindoset.

Por keq fare ama. Ca më shumë kur pa dhe salcën. Që nuk ishte e kuqe, siç e kërkoi, por jeshile.

Në këto momente, nisi një konflikt i zjarrtë që në pesë minutat e videos që NOA.al jua sjell më poshtë, bënë “kërdinë” në lokal.

Temat
Fun

Të afërta