Fillon ndërtimi i shtëpisë për familjen e Xhenetës, kërkohet ndihmë (Foto)

Familjes së Xheneta Gashit, e cila vdiq pasi u zu nga një mur i rrëzuar i një shtëpie të vjetër në zonën historike të Prizrenit, kanë filluar t’ia ndërtojnë një shtëpi banimi.

Këngëtari Labinot Tahiri, i cili njihet për shpirtin e tij human ka treguar se deri më tash janë mbledhur 9000 euro për ndërtimin e shtëpisë ku do të banojë nëna e Xhenetës, Liria, së bashku me djalin e saj.

Ai ka thënë se nevojitën edhe 6000 euro dhe kjo familje të ketë një kulm mbi kokë.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Lirie Gashi, e ëma e Xhenetës ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dalë në ndihmë.

NËNA E XHENETA GASHIT DHE VELLAU I XHENETËS!

Gjithqka është e rëndë për mua derisa ta arrij premtimin e dhënë. Kur i premtoja nënës për ndonjë punë, e kisha një obligim të thellë në shpirt derisa e realizoja, sepse çmoj lotin e nanës, ai rrjedh gjithë jetën sa të jetojmê unë nuk e harrova lotin e saj!

Paraja asnjeherë nuk më ka prishur. Asnjerë nuk e kam vendosur paranë para njeriut, kam vendosur lumturinë e tjetrit para parasë. Jam i lumtur shumë mendoj edhe ju sëbashku me mua, për faktin se kjo nanë po bëhet me shtëpinë e re që do e gëzojë me djalin e saj.

Të vazhdojmë o popull i dashur, e t’i tubojme edhe 6000 euro, derisa 9000 i kemi bërë. Më mire i ndihmojmë ne njeriut tonë, se sa ti ndihmoj i huaji e të ma nënqmojë.

Zoti na bekoftë sëbashku me kombin tonë. Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërise.

labi3_1467295765-8832944

labi2_1467295763-8138719

labi1_1467295761-6056684

Temat
LajmeVend

Të afërta