E turpshme: Kështu kopjohet në Fakultetin Filologjik (Foto)

Profesori i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Paçarizi, ka postuar në facebook disa fotografi ku shihen bankat e mësimit në këtë institucion.

Studentët kanë plotë mënyra për të kopjuar, por kjo që ka publikuar Paçarizi në facebook sa mund të duket ironike, aq edhe turpëruese, transmeton lajmi.net

Bankat në Filologjik janë të mbuluara me mbishkrime të eseve nga studentët të cilët kur hyjnë në provime kopjojnë në këtë mënyrë.

“Këto janë ‘muralet’ në disa nga sallat e Fakultetit të Filologjisë (njëjtë është edhe në fakultetet e tjera). Si vepra arti ndoshta është mirë me i futë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ose me pagu naj moler me i fshi se boll mo. S’dihet, nëse i rujmë, mundet me u rujt edhe një pjese e historisë sonë, mentalitetit, kulturës, vlerave… ose me u skuqe bre, ma mire na bjen”, ka shkruar Paçarizi.

1_1467282362-2649707

4_1467282376-1678305

3_1467282369-6931351

2_1467282365-4694140

Temat
LajmeVend

Të afërta