Berisha: Heshtja e Qeverisë ndaj veprimeve të Serbisë mund ta risjellë situatën e marsit të 2004’s (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, e ka fajësuar Qeverinë e vendit për ngjarjet e fundit në Kosovë, sidomos për veprimin e ish-ministrit Aleksandar Jabllanoviq në Koshare dhe për përurimin e përmendores së Car Llazarit në veri të Mitrovicës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, e ka fajësuar Qeverinë e vendit për ngjarjet e fundit në Kosovë, sidomos për veprimin e ish-ministrit Aleksandar Jabllanoviq në Koshare dhe për përurimin e përmendores së Car Llazarit në veri të Mitrovicës.

“Lufta ka përfunduar, ne s’mundemi të thirremi tërë jetën në luftë, ta keqpërdorim atë. E në anën tjetër, ta zyrtarizojmë politikën e Beogradit dhe të vijë Car Llazari në Kosovë”, është shprehur Berisha në televizionin Rrokum.

Ai ka hedhur akuza në drejtim të treshes udhëheqëse Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli.

“Heshtja e këtyre treve vjen për shkak se këta kanë legalizuar politikën e Beogradit në institucionet e Kosovës, me listën Srpska”, ka thënë Berisha.

Ai ka komentuar vizitën e Jabllanoviqit në Koshare, ku vuri lule për ata që ai i quajti heronj të Serbisë.

“Vizita s’është tragjike, sa është mesazhi i saj. Ai nuk është zyrtar institucional i Kosovës, por dorë e zgjatur e politikës së Beogradit”, ka thënë Berisha, duke shtuar se “ai e ka bërë këtë për ta tensionuar situatën”.

Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj Isa Mustafës, duke e quajtur “pjelle të sistemit titist”.

“Isa është pjelle e sistemit titist dhe nuk mundet t’i refuzojë politikat që i vijnë jashtë Kosovës. Ai është në një vend ku nuk duhet të jetë”, ka thënë Berisha.

Akuza ka lëshuar akuza edhe për liderët tjerë, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, duke thënë se heshtja e tyre mund të tensionojë situatën në vend dhe të risjellë situatën e Marsit të vitit 2014. /Express/

Temat
LajmeVend

Të afërta