Agani solidarizohet me popullin e Turqisë

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka vizituar sot ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, të cilës ia përcolli ngushëllimet më të sinqerta të anëtarësisë së PD-së, për humbjen e dhjetëra qytetarëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve nga sulmi terrorist që ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit.

Me këtë rast kryetari Agani u shënua në Librin e Zisë, duke shprehur kështu solidarizim me qeverinë dhe mbarë popullin e Turqisë në këto qaste të rënda dhe njëkohësisht u lut për shërimin e të të lënduarve.

Agani u shprehë i bindur se shteti mik i Turqisë edhe njëherë do të paraqitet si mburojë e hekurt ndaj terrorizmit ndërkombëtar, që nuk njeh komb, racë, e as fe./Telegrafi/

967e5f82-ed6f-4b74-a305-adedf84a39d0-780x439

Temat
LajmeVend

Të afërta