Thirret protestë gjithëpopullore kundër “Car Lazarit”

Në rrjetin social Facebook, po bëhet thirrje për një protestë gjithëpopullore në Mitrovicë, për të kundërshtuar vendosjen e shtatores së princit serb, Car Lazari.

Në Facebook është krijuar një event, ku bëhet thirrje që më 3 korrik, ditë e diel, në orën 12:00, në Mitrovicë të protestohet kundër Car Lazarit, shkruan lajmi.net.

Shtatorja e Car Lazarit u vendos të martën në Mitrovicën Veriore, pikërisht në ditën kur serbët festojnë “Betejën e Kosovës”.

car-lazari

Temat
LajmeVend

Të afërta