Terror në Durrës, persona të paidentifikuar qëllojnë me armë e zhduken

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, gjatë natës persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë dhe më pas janë larguar.

Nuk dihet se kush ka qenë objektivi i personave të armatosur, por pasi kanë qëlluar ata janë larguar.

Të njëjtat burime policore thanë për Syri.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme tek vendi i njohur si “fabrika e bukës”.

Policia tha se ka gjetur një gëzhojë në vendin e ngjarjes, ndërsa është duke u punuar për identifikim dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq nga ngjarja mësohet se nuk ka persona të dëmtuar.

Temat
LajmeRajon

Të afërta