Si ta mbajmë akulloren të butë edhe në frigorifer

Kur akullorja del nga ngrirja duket e fortë dhe ka nevojë të ngrohet paksa. Por ju, fare thjesht, mund ta mbani akulloren gjithmonë të butë dhe gati për t’u shijuar në çdo moment. Ja se si…

Çfarë iu nevojitet: Një enë akulloreje dhe një qese që mbyllet.

Çfarë të bëni: Para se të vendosni akulloren në frigorifer, vendoseni enën në qese, shtypeni atë duke nxjerrë të gjithë ajrin jashtë dhe mbylleni qesen mirë.

Tani ajo është gati për t’u marrë me lugë apo për t’u hedhur në kaush kur të keni dëshirë për ta shijuar.

Pse funksionon: Ideja është se qesja plastike e pengon ajrin përreth enës duke mos e lënë të ftohet shumë. Por sinqerisht, pak rëndësi ka pse funksionon, për sa kohë që funksionon dhe kaq.

aid8446-728px-Make-Ice-Cream-Step-16-Version-3

Akullorja konsiderohet si një ushqim shumë i shëndetshëm për trupin tonë, sepse ajo është e pasur në vlera ushqyese me vitamina B dhe kalcium.

Ajo çfarë na intereson është të shijojmë akullore sa herë që të duam, apo jo?!/Telegrafi/

c093b6c989030f71c0336df4b473b469e7a6dadb

Temat
Shëndet

Të afërta