Sfida/ Si ta transformoni trupin tuaj në vetëm 30 ditë

Ka pothuajse 20 vjet që kur Demi Moore ka luajtur në filmin GI Jane, dhe aty ka skena ku tregon trupin e saj në formë falë pompave.

Pompat klasike duket të jenë ushtrime perfekte që vënë në punë sasi të shumta grupe muskujsh tek krahët, gjoksi e kurrizi. Trajneri i palestrës Shaun Zetlin ka publikuar një libër për ushtrimet që duhet të bëjmë për të ndryshuar trupin tonë.

Ja çfarë duhet të ndjekim në 4 javët e ardhshme për të arritur qëllimin tonë:

JAVA 1

Duhet të fokusohemi tek forma jonë. Të gjejmë një pozicion sa më të mirë për shpinën. Ti hapim parakrahët sa më shumë, që kyçet e dorës të jenë larg njëri-tjetrit. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është të marrim frymë, dhe jo ta mbajmë atë. Dy ditë pushimi në javë dhe shtoni seritë e pompave me kalimin e ditëve.

JAVA 2

Pompat mund t’i shihni si një ushtrim torturues dhe depresues. Por gjatë javës së 2, duhet të filloni ta shihni si kënaqësi ushtrimin e pompave. Sa herë që arrija objektivin tim ndihesha edhe më e kënaqur dhe më e motivuar. Shtoni ushtrimet me nga 2-3 seri. Gjatë kësaj jave mund të kuptojmë që pompat mund të bëhen kurdo dhe kudo, dhe me çdo lloj rrobe veshur.

JAVA 3

Java e tretë është atëherë kur fillon të bëhet paksa e frikshme. Është një javë kur ndjen lodhje. Nuk mund të bësh përsëri 20 ulje-ngritje. Të duhet të pushosh vazhdimisht. Çdo seri të duhet ta ndërpresësh ose ta lësh përgjysëm. Megjithatë pas çdo serie ndiqni një pushim të shkurtër 1 minutë.

JAVA 4

Ndërsa shifrat e synuara vazhdonin të ngjiteshin më lartë, aty me të vërtetë e kuptova se kjo pjesë e ditës ia vlen me të vërtetë. Zgjidheni vetë se kur e keni më të lehtë të ushtroheni në mëngjes ose në darkë. Duhet një pjesë kohe e ditë kur muskujt nuk i keni shumë të lodhur. Aty përsëri do të dalloni se sa faktor kyç është frymëmarrja.

Dy ditët e fundit

Nga 42 pompa të bësh 50 vetëm brenda tre ditëve është e vështirë. Përpiquni ta përfundoni sfidën tuaj me dy seri nga 25 ulje-ngitje. 50 pompa. Do të ndiheni krenar për veten. Në fillim mendonit se s’do t’ia arrinit kurrë por ja që tani mund t’i bëni edhe pse me pak vështirësi. Nëse praktikoheni vazhdimisht do të jetë një lojë e thjeshtë për ju. Filloni t’i bëni ushtrimet pjesë të rutinës suaj ditore.

auto_50-push-ups-challenge-346x10241467056207

Temat
Shëndet

Të afërta