Rrihen për borxh në Gjakovë

Është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar fizikisht një tjetër person.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në Gjakovë dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, po ashtu në Gjakovë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj të tjerë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Të dyshuarit sipas Policisë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Gjakova-1-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta