Pandeli Majko: E gjakosur, Turqia nuk ka qenë më shumë europiane se sa sot!

Ish-kryeministri Pandeli Majko në një reagim të tij në rrjetet sociale pas sulmeve terroriste në Stamboll ku mbetën të vrarë të paktën 28 persona shpreh mbështetjen për Turqinë.

Deputeti i PS-së shkruan se askush nuk ja ka dalë askush ta mposhtë Turqinë me forcën e frikës.

“Turqia mike përgjaket nga terrorizmi. Kombit turk nuk ja ka dalë kush me forcën e frikës. Ata mbeten muri i hekurt i vullnetit kombëtar i cili mban larg kaosin nga Europa. E gjakosur, Turqia nuk ka qenë më shumë europiane se sa sot!

Me zemër dhe mendje në krah të familjarëve të viktimave. I bindur se kombi turk do të dijë ta kalojë këtë moment të vështirë”, shkruan Majko.

Temat
LajmeRajon

Të afërta