Nga kush goditet Alban Skënderaj (Foto)

Alban Skënderaj nuk po ndalet së vrapuari drejt suksesit. “Unë dhe ti”, himni i dashurisë dhe suksesi i saj, e bëri që të sillte superhitin “Kam nevojë”, e pas suksesit të saj, sërish nuk u ndal dhe goditi me “Duart lart”.

Mesa duket publikimet e tij të bujshme nuk ndalen këtu. Ai do të sjellë sërish një projekt, në të cilin do të këndojë për një “Engjël”. Këtë herë Albani do t`i rikthehet një kënge dashurie.
“Dhe sa herë kalon nëpër qytet,
Si Cupid në zemër me shigjetë
Në mijëra njerëz mua më godet…”
Këto janë disa vargje nga ajo që do të vijë së shpejti!

Alban Skenderi

Temat
Showbiz

Të afërta