Midis Pejës gjuan me revole dhe e plagos një person, më pas vret veten

Një qytetar i Pejës, në mëngjesin e sotëm, ka gjuajtur me armë viktimën duke e plagosur në shputën e majtë.

Sulmuesi N.Q ka shkuar në vendin e punës së viktimës S.K dhe ka filluar të gjuajë më armë zjarri. I njëjti ka arritur që t’i largohet Policisë, por më pas e ka vrarë veten.

Sipas policisë rajonale të Pejës, viktima i rastit është i nacionalitet boshnajk.

S.K. (1955) kishte shkuar në vend pune në Qendrën e shëndetit mendor në Pejë, aty kishte shkuar edhe i dyshimti shtetas i Kosovës, nacionaliteti shqiptar N.Q.(1956), i cili papritmas fillon të shtëna me armë zjarri revole disa herë në drejtim të viktimës (S.K.), viktima arrin të fshehët me një vend në ketë qendër, por ishte i plagosur në këmben e majtë në pjesën e shputës.

I dyshimti arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe posa arrin në shtëpinë e tij në rr.’Hakif Peja’ i merr jetën vetës, kryen veprën e vetëvrasjes me armë zjarri.

Temat
LajmeVend

Të afërta