Merkel e vendos pikën: Nuk ka më kthim për Britaninë në BE

Kjo thuhet në dokumentin e përgatitur të mbledhjes së 27 shefave të shteteve apo qeverive të BE-së të cilët sot, pa praninë e kryeministrit britanik, David Cameron, i kanë shqyrtuar detajisht të gjitha pasojat që burojnë nga vendimi i qytetarëve britanik që të largohen nga BE-ja.

Liderët e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, kanë thënë në Bruksel se Britania e Madhe më nuk ka kthim si anëtare e BE-së.

Qeveria britanike, së pari duhet zyrtarisht ta njoftoj Bashkimin Evropian për largim nga anëtarësia në mënyrë që të nis zyrtarisht dhe legalisht përjashtimi i Britanisë së Madhe nga Unioni dhe të nisin bisedimet për marrëdhëniet e reja si dy entitete të ndara, transmeton lajmi.net.

Kjo thuhet në dokumentin e përgatitur të mbledhjes së 27 shefave të shteteve apo qeverive të BE-së të cilët sot, pa praninë e kryeministrit britanik, David Cameron, i kanë shqyrtuar detajisht të gjitha pasojat që burojnë nga vendimi i qytetarëve britanik që të largohen nga BE-ja.

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Londra që sa më parë të nis procedurat për largimin nga Unioni duke e aktivizuar nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, derisa shumica e liderëve të BE-së, duke përfshirë edhe kancelaren, Angela Merkel kanë thënë se rezultati i referendumit britanik nuk mund të kthehet mbrapsht dhe se për Britaninë e Madhe nuk ka më kthim në BE.

Kjo ishte edhe përgjigje ndaj një pjese të forcave politike në Britani të Madhe dhe sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry se mund të ndodh që Britania megjithatë mos ta aktivizojë nenin 50 të aktit me të lartë të BE-së dhe ndoshta referendumi i ri do të vendos që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë si pjesë e BE-së. /lajmi.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta