Memushaj shkëlqeu në “Euro 2016”, nënshkruan me një klub të njohur

Ledian Memushaj mund të përfitojë shumë nga paraqitjet e mira me Shqipërinë në “Euro 2016”.
Lediam Memushaj shumë shpejtë mund të largohet nga Pescara.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare u paraqit me sukses në “Euro 2016”, duke zgjuar interesim nga një klub më i madh, Bologna, raportojnë mediat italiane.

Bologna ka ofruar 4 milionë euro për të siguruar mesfushorin shqiptar.

Pescara kërkon të përfitojë sa më shumë nga transferimi i kapitenit e si rrjedhojë, ka kërkuar që kjo shifër të rritet, përcjell “Lajmi.net”.

Por, në mediat italiane bëhet e qartë se mjafton që Bologna të çojë në 5 milionë euro ofertën, për të bindur klubin që të lërë Memushajn të largohet.

Bologna

Temat
Sport

Të afërta