Me vendim të kryetarit të Komunës, Rasim Selmanajt, sot në Deçan janë mbyllur 14 lokale të lojërave të fatit.
Katërmbëdhjetë lokale të lojërave të fatit janë mbyllur sot në Deçan me vendim të kryetarit të Komunës, Rasim Selmanaj.
“Më kërkesën e Komunës së Deçanit, me asistencën e inspektorëve komunalë, Doganës së Kosovës, Drejtorisë për Lojërat e Fatit, në harmoni më Ligjin mbi Lojërat e Fatit dhe vendimin e kryetarit të Komunës z. Rasim Selmanaj, sot u bë mbyllja e 14 ofruesve të lojërave të fatit në komunën e Deçanit”, thotë një komunikatë e Komunës.
“Është dukuri negative. Askush nuk e përkrahë hapjen e tyre. Mbyllja e tyre është në të mirë të qytetarëve andaj edhe unë jam përkrahës për mbylljen e të gjithave, sepse ato nuk kanë leje dhe po punojnë në mënyrë të kundërligjshme”, thekson kryetari Rasim Selmanaj para oficerëve të Policisë e të Doganës sipas një videoje të publikuar nga Komuna e Deçanit.
Sipas të njëjtit njoftim, dy vite me parë një aksion i tillë nuk kishte rezultuar i suksesshëm.
