Këta janë prezantuesit e lajmeve që agjërojnë (Foto)

Ndodh që koha e iftarit t’i gjej duke i dhënë lajmet por ata kryejnë punën me devotshmëri si prezantues, aq sa janë të devotshëm edhe me fenë.

Duke qenë se iftari, sivjet ka korresponduar me kohën kur Klan Kosova ka lajme, prezantuesi i njohur, Orhani Murati, sa herë është në orar ka bërë iftar derisa ka lexuar lajmet.

Por kjo nuk paraqet aspak problem për Orhanin, i cili me vite ndjek këtë ritual. “Iftari më bie në mes të lajmeve. Afër mbaj pak ujë sa për ta shuar etjen dhe pas përfundimit hamë darkën edhe me kolegë të tjerë që na bie të jem në orar”, thotë për Magazina.al, Orhani.

rr_1467195143-5338530

Por a është i vështirë agjërimi në kohë vere dhe me një orar kaq të gjatë? Moderatori i Klan Kosovës, thotë se e ka fare të lehtë. “Të vështirë e bënë mendimi se sa veprimi. U bënë disa vite që mbaj agjërimi”, thotë ai.

Ramazan mban edhe moderatori i RTK-së, Resul Sinani. Ka vite që ai agjëron duke dëshmuar lidhjen e tij me fenë që i takon. I kontaktuar nga Magazina.al, ai nuk ka dashur të flas me arsyetimin se nuk preferon te deklarohet për këtë qështje.

rrr_1467195153-2980090

Edhe gazetarja dhe moderatorja Naile Demaj-Selmani, duket se është një besimtare e devotshme. Me gjithë vështirësitë që sjell puna në televizion dhe angazhimet tjera ajo hyn në mesin e atyre figurave të televizionit që mban edhe Ramazan, raporton Magazina.al

rrrr_1467195160-6667514

Besimtare e fesë Islame dhe një prejodikuese e saj, është edhe Edlira Bllaca. Ajo është prezantuese e lajmeve në KTV.

rrrrr_1467195167-1345911

Temat
Showbiz

Të afërta