Kapen keq në facebook Fisnik Ismaili dhe Adriatik Kelmendi

Ka “ra” një postim i gazetarit Adriatik Kelmendi në Facebook që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje t’i ‘turret’ atij me komente të shumta.

Kelmendi në Facebook e ka paralajmëruar një pjesë të kolumnes së përjavshme në Koha Ditore, ku i ka përmendur zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai ka shkruar për Car Llazarin në bronz, përkuljen e Jabllanoviqit në Koshare, Gazimestanin dhe vendosjen e flamurit shqiptar në kufirin me Malin e Zi nga deputetët e VV-së, duke e quajtur hajgare këtë gjest, transmeton lajmi.net.

“E para, kontesti për demarkacionin me Malin e Zi nuk është kontest etnik shqiptaro-malazias, por shtetëror Kosovë-Mal i Zi, që i bjen nuk do të shënjonte kufirin deri ku shtrihen shqiptarët, por deri ku shtrihet Kosova. Në këtë rast, për të qenë edhe më e madhe ironia, të banuara me shqiptarë janë edhe vendbanimet në pjesën e Malit të Zi, prapa flamurit, kështu që kjo ndarje nënkupton autogol të panevojshëm”, ka shkruar nder tjerash Kelmendi.

Dhe menjëherë ka ardhur reagimi i Ismailit në këtë postim.

“Adriatik, s’asht hera e parë që i kushton 2 paragrafa të gjatë n’status, e madje edhe kolumnë për një aksion simbolik të opozitës (në veçanti të Lëvizjes VETËVENDOSJE!), duke e neutralizue me gjysë paragrafi për çashtje SHUMË ma të randa, të cilat pushteti krejtësisht i injoron, e ti kalimthi i kritikon nji trohë, se me iu kushtue kolumnë as që bahet fjalë. Çfarëdoqofshin arsyet tua, nuk mundesh me m’bindë se janë të sinqerta edhe qëllimmira. Madje, i gjasojnë shumë propagandës tash sa vjeçare, që ka për qellim me e barazue VV-në me çdo subjekt tjetër të poshtër politik, në veçanti PDK-në. Ulët. Fort ulët. Edhe, aman, mos e thirr Albinin me iu ankue që po të etiketoj, po nisja banu pragmatik edhe i paanshëm, qysh i takon një gazetari që pretendon me qenë i mirëfilltë”, ka qenë reagimi i parë i Ismailit në postimin e Kelmendit.

Këtij reagimi i është përgjigjur Kelmendi: Fisnik, me fal, mos e merr personale, meqe ke qene edhe vete ne kufi, por ashtu sic ke ti te drejte te mendosh se ke bere mire, edhe une kam te drejte te mendoj se eshte gabim. Tjeter: ne fakt, kolumna e plote qe botohet neser e ka vetem kete pjese per ju, e ka 90% kritike per qeverine. Don’t jump to conclusions dhe te me etiketosh, se ulet, fort ulet.

Durim lexoje neser! Dhe n’daq beso’ n’ndaq jo, vetem shkruaj cka mendoj se eshte e drejte, me takat timin, pavaresisht kush te me del. Perndryshe, e di qe propaganden e ke te forte, keshtu qe mos e provo edhe ketu.

Përgjigja tjetër e Ismailit: Jo, ulët prej meje hiç, Adriatik. Në këtë status, që e lëshove si “teaser” të kolumnës, e pate pikërisht të kundërtën: shumica e përmbajtjes ke kritikë ndaj nji aksioni simbolik të Lëvizjes. Po të them edhe një herë, që si njohës i propagandës, i marr erë edhe manipulimit. Kolumna nesër mundet vërtetë me qenë 90% kritikë ndaj pushtetit, por as 20% e atyne që e lexojnë qet status, nuk kanë me ta lexue kolumnën, që i bie se shumicën dërrmuese të lexuesve veçse i ke manipulue.

Kthimi tjetër i komentit nga Kelmendi: Fisnik e shoqeri, erdha ne nje ndeje lamtumirese dhe s’po kam kohe te shikoj se cka po ndodhe ketu se s’ka kuptim… Por vetem nje po ju konfirmoj: Derisa mendoj qe do te jetoj ne Kosove dhe te rris femije ne Kosove asnjehere nuk do te vetecensurohem te them dicka qe mendoj se do te na demtoje, pavaresisht a e ke emrin Ep Kelmendi, Fisnik, Hashim, Ise, Ramush etj. etj.

Me garance! 😉

Reagimi i fundit i Ismaili: Qitash duhet me të ardhë nime marre që e bane pikërisht senin e njajtë për të cilin të kritikova, se po na shtin në thes të njajtë krejtve. Derisa krejt qata emnat tjerë i përdorin metodat ma të poshtra me e shukatë dikë, ti më konsideron edhe mue si të tillë, veç pse të komentova në status, pa tu kërrcënue, pa të ofendue, por thjesht, duke ta dhanë një mendim, me argumente.

A asht e mundun që vërtetë mundesh me qenë qekaq i ulët, e me thanë që unë po të detyroj me u vetëcenzurue, kur unë krejt çka të lypa ke sinqeritet, korrektësi, etikë edhe gazetari të mirëfilltë?

Khuuuu, Adriatik…

Temat
LajmeVend

Të afërta