Gashi largohet nga Colorado, vjen në Serie A

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, skuadra e Pescarës i ka hedhur sytë nga sulmuesi shqiptar, e bindur se ai mund të tregojë të gjitha vlerat e tij në kampionatin italian.

Gabimi para portës së Sommer në ndeshjen kundër Zvicrës i kushtoi shtrenjtë Shkëlzen Gashit, i cili përveç atyre pak minutave ndaj helvetëve, nuk u kthye më në fushën e lojës gjatë Euro 2016.

Lojtari ka udhëtuar dje drejt SHBA-së, për t’iu bashkuar përsëri skuadrës së Colorado Rapids në MLS. Por disa klube në Evropë janë vënë në ndjekje të tij, pasi mendojnë se ai mund të jetë përsëri shumë i vlefshëm në “kontinentin e vjetër”.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, skuadra e Pescarës i ka hedhur sytë nga sulmuesi shqiptar, e bindur se ai mund të tregojë të gjitha vlerat e tij në kampionatin italian.

Pengesa kryesore mund të vijë jo nga mos dëshira e Gashit për t’u kthyer në Europë, por nga rroga e madhe që ai kërkon. Në SHBA, Gashi përfiton rreth 1,5 milionë dollarë në vit, një shifër e cila për një klub si Pescara është e papërballueshme.

Megjithatë, klubi italian po monitoron situatën dhe nëse Gashi do të mërzitet nga eksperienca amerikane, është gati të bëjë lëvizjen për ta marrë në Serinë A.

ShkelzenGashi-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta