DUHET TI NJIHNI: Sinjalet e trupit për sëmundjet serioze

Në ditët e sotme ku konkurrenca është e ashpër dhe presioni tepër i lartë dhe koha për t’u marrë me veten është e reduktuar. Sot shumë prej nesh nuk i kushtojnë vëmendje sinjaleve jonormale të trupit dhe të humorit.

Në fakt, trupi ynë i ngjan një makinë delikate, që lëshon disa sinjale paralajmëruese për rreziqet e fshehura ose sëmundjet serioze. Nëse i njohim këto sinjale mund të marrim masa në kohë, duke mos kërcënuar jetën.

Ja disa sinjale

1- Dhimbje koke
Dhimbja e kokës është një fenomen shumë i zakonshëm, që çdo person e ka përjetuar. Kur prekemi nga gripi, kemi dhimbje koke. Nëse ajo është e lehtë dhe nuk zgjat për një kohë të gjatë, nuk ka nevojë që të shqetësohemi për këtë fenomen.
Por nëse dhimbja e kokës nuk largohet dhe ndikon në aktivitetet tuaja ditore duhet të shkoni në spital.
Dhimbja e kokës mund të tregojë shumë sëmundje të trupit, por nuk duhet të shqetësoheni tepër pasi 90% e dhimbjeve të kokës vijnë nga sëmundje jo serioze.

Në situata shumë të rralla, dhimbja e kokës tregon sëmundje malinje, si tumori në tru, hemorragji cerebrale etj.
Edhe pse ndoshta jo mjek ju duhet të kuptoni që fenomeni i dhimbjes së kokës ofron disa informacione të rëndësishme. Nëse ju nis një dhimbje e papritur koke që vazhdon për pak kohë atëherë mirë është të shkoni tek një mjek.

2- Dhimbje gjoksit
Brenda kraharorit qëndrojnë zemra, mushkëria, arterie kryesore etj., dhe dhimbja e kraharorit mund të simbolizojë shumë sëmundje serioze. Kur zemra, mushkëria dhe arteriet kryesore nuk funksionojnë mirë, dhimbja e gjoksit do të tregojë sinjal alarmues. Nëse kuptoni sinjalin e trupit, mund të shkoni në kohë për spital, duke shtuar përqindjen e përmirësimit.
Një sëmundje akute serioze manifestohet me shtrëngim në gjoks, që zgjat për mbi gjysmë ore. Kjo dhimbje mund të zgjerohet tek krahu, supi dhe qafa. Ky fenomen mund të tregojë probleme serioze me zemrën.
Zemra përgjigjet për pompimin e gjakut në trup.

Çdo rrahje zemre çon oksigjenin dhe materialet ushqyese përmes gjakut. Zemrës i nevojitet gjak i freskët me oksigjen dhe materiale ushqyese, që transportohet përmes 3 arterieve kryesore rreth zemrës. Nëse këto arterie kanë probleme, si ngushtim, bllokimi etj, mund të kemi dhimbje të madhe gjoksi.

Para dhimbjes së gjoksit, mund të ndjeni lodhje të tepërt, luhatje të madhe humori etj, që mund të shkaktojë harxhimin e sasisë së lartë të oksigjenit, duke përkeqësuar problemin e zemrës. Prandaj, nëse keni pasur këto simptoma para dhimbjes së gjoksit, duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe shëndetit.

3- Dhimbje barku
Dhimbja e barkut vjen për shumë arsye, pasi problemet e shumë organeve të brendshme(stomaku, zorrë, mëlçi, veshkë etj) mund të shkaktojnë parehati në bark. Kjo varet nga situata të ndryshme.
Dhimbja e barkut pas mbingopjes dhe konsumit të pijeve alkoolike të tepërta, ndodhet kryesisht në pjesën e sipërme të barkut dhe mund të vazhdojë për një kohë relativisht të gjatë. Ky fenomen do të shoqërohet me përziera, të vjella ose ethe dhe për këtë është mirë të drejtoheni tek mjeku.

Dhimbja e barkut pas dëmtimit apo përplasjes mund të shkaktohet nga përplasja e mëlçisë dhe shpretkës. Nëse keni marramendje apo dhimbje mund të tregojë që keni hemorragji të brendshme.
Femrat e martuara në moshën e re duhet t’i kushtojnë vëmendje rrezikut të shtatzënisë ektopike (shtatzënia jashtë mitrës), që shoqërohet me dhimbje në fund të barkut. Femrat që nuk kanë menstruacione për 5-8 javë, duhet të shkojnë në spital për kontroll.

Sinjalet e hemorragjisë

Hemorragjia është sinjali i dukshëm serioz, që shumica e personave nuk mund ta shpërfillin. Gjakrrjedhja me kollë mund të vijë nga pneumonia, tuberkulozi dhe sëmundjet e tjera të mushkërisë ose të zemrës.
Hemorragjia gjatë jashtëqitjes mund të tregojë problemet e sistemit tretës, hemorroide dhe tumor në zorrë. Hemorragjia në urinë mund të tregojë gurë në veshkë, tumor në fshikëz dhe sëmundjet e tjerë në sistemin e urinar.
Në fakt, hemorragjia është sinjali për sëmundjet shumë komplekse. Mjekët do të analizojnë së bashku me sinjale të tjera të trupit. Por duhet t’i kushtohet vëmendja e madhe hemorragjisë së të moshuarve, e cila tregon sëmundjet serioze si tumor etj.

Ethe
Temperatura normale e trupit tonë qëndron në nivelin 36.1-37.2 gradë. Kur temperatura e trupit është më e lartë se 37.2 gradë, nisin ethet, të cilat në pjesën më të madhe vijnë nga gripi. Ethet zgjasin për rreth një javë.
Por nëse kohëzgjatja e tyre vazhdon për një kohë të gjatë, duhet t’u kushtohet vëmendje e madhe sëmundjeve infektive si tuberkulozi etj.

Këto sinjale që lëshon trupi mund të sjellin edhe presion psikologjik. Por njohja e mëtejshme e këtyre informacioneve të trupit mund të na ofrojë më shumë masa për mbrojtjen e shëndetit. Prandaj është mirë që të mos i neglizhoni dhe të shkoni për një vizitë kur keni simptoma të tilla për të zbuluar sëmundjet e fshehura./Indeksonline/

Temat
Shëndet

Të afërta