Çfarë ndodh me trupin nëse nuk hani darkë

Shumë persona kur bëhet fjalë për dietën mendojnë se eleminimi i darkës do të jetë një ndihmë që ato të kenë një organizëm sa më të shëndetshëm.

Nga studimet e fundit të kryera në Britani, rezulton se njerëzit që eliminojnë darkën kanë më shumë shanse për t’u zgjuar të nesërmen të lodhur dhe pa energji.

Pas studimit të rreth 1000 të pranishmëve, rezultoi se 60 për qind e tyre, që hanin darkë, të nesërmen ishin më shumë energjikë se sa pjesa tjetër që kishte zgjedhur të dobësohej duke eliminuar vaktin e fundit të ditës.

Sipas studiuesve, braktisja e darkës nuk është zgjidhja më e mirë për të rënë nga pesha, pasi gjatë natës, stomaku vijon punën dhe duhet të jetë plot. Megjithatë, për njerëzit që janë në dietë, ata këshillojnë disa ushqime që në darkë mund t’i konsumojnë më shumë se në ҫdo orë tjetër të ditës.

Ushqimet që na ndihmojnë për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm janë; Kos frutash, perime gjysmë të gatuara, çaj i gjelbër, qumësht me mjaltë, supë me perime, fileto pule (me perime) dhe frutat e stinës. /albeu/

Temat
Shëndet

Të afërta