Cana ka falur rekord fanella, ja sa ka paguar në FSHF

Lorik Cana është edhe lojtari që ka shpërndarë më shumë fanella.

Magazinieri Fatos Kademi sqaron se kapiteni kuqezi është rekordmen edhe në porositë private, pasi ka shpenzuar rreth 16 mijë euro vetëm për fanellat që ka shpërndarë në tri javët e Evropianit të Shqipërisë, transmeton Panorama Sport.

“Më shumë bluza janë të Lorik Canës, rekord prej 200 fanella. Më pas vijnë Agolli e Basha me nga 20, ndërsa në vijim janë edhe Sadiku, Balaj. Xhaka nuk ka porositur. Shumica kanë marrë fanella, por i kanë bërë porositë më herët sesa të fillonte Evropiani”, thotë Fatos Kademi, magazinier i FSHF-së.

Në muajin shtator kuqezinjtë pritet të veshin të tjera fanella, të dizenjuara enkas për Botërorin “Rusi 2016”.

kombetarja-fanellat-e-reja-700x544

Temat
RajonSport

Të afërta