Biznesmeni brazilian varros veturën, arsyeja do ju habis

Një biznesmen brazilian kishte pranuar shumë reagime negative pas njoftimit se donte të varroste veturën e tij.

Chiquinho Scarpa, 62 vjeç kishte njoftuar në Facebook se do të varroste veturën e tij Bentley e cila kushton 367,000€ që të mund ta ngiste atë në botën tjetër pasi të vdiste, transmeton Express.

Ai tha se ishte inspiruar nga Faraonët Egjiptian të cilët varroseshin së bashku më gjërat e tyre të vlefshme materiale.

Ai madje publikoi edhe një foto ku aj shihej pranë varrit të veturës së tij të dashur.

Por këtë veprim braziliani e kishte bërë gjatë një konference për të promovuat dhurimin e organeve njerëzore. Ai kishte thënë “Është absurde të varrosim diçka më të vlefshme se Bentley: organet tuaja.”

Ai mbante një kartë në të cilën shkruhej “Unë jam dhurues organesh. Po ti?”

Temat
Fun

Të afërta