Austri, shqiptarja ‘fut’ në sherr ish të dashurin gjeorgjian

Një 29-vjeçar gjeorgjian ka kërcënuar sot me thikë një person në Traun të Austrisë, pasi ka parë që ai po konfliktohej verbalist me ish të dashurën e tij shqiptare.

29-vjeçari gjeorgjian banues në Linz të Austrisë, rreth orës 13:15, sheh në një parking para një banke në Traun se si një burrë po konfliktohej verbalist me ish të dashurën e tij, një 37-vjeçare shqiptare nga Kosova, banuese në të njëjtin qytet, njofton policia austriake.

Gjeorgjiani, kur e sheh këtë situatë, zbret nga makina e tij dhe shkon në drejtim të burrit të panjohur. Pas përballjes, ata edhe sulmuan njëri-tjetrin, dhe më pas burri i panjohur iku nga vendi i ngjarjes, shkruan albinfo.ch.

29-vjeçari u konfliktua verbalisht edhe me ish të dashurën e tij para se ai të hipte prapë në makinë dhe të udhëtonte drejt qendrës së qytetit. Raportohet se, të gjitha palët kanë shpëtuar pa lëndime.

Temat
BotëLajme

Të afërta