Një bashkëpunim që nuk keni menduar se do të ekzistonte ndonjëherë!
Në valën e bashkëpunimeve të shumta dhe të papritura që po ndodhin këto vitet e fundit mes artistëve të estradës sonë, nuk na ka mbetur të çuditemi më.
Por, megjithëse më herët këto bashkëpunime të çuditshme ishin më të rralla, njëri nga këto duket se nuk na e ka marrë shumë vëmendjen, shkruan lajmi.net.
Është ‘Top Fest 4’ që ka bërë bashkë këngëtaren tashmë shumë të njohur, Dafina Zeqiri dhe reperin Gold AG.
Ata kanë pasur bashkë këngën me titull “Një ditë tek ti”, në kohën kur Dafina ka pasur një stil krejt tjetër.
Temat
Showbiz
