Zyrtare: Trajneri i Shqipërisë i përgjigjet kështu ofertës

Paolo Tramezzani do të ishte i lumtur të vazhdonte punën e tij në futbollin shqiptar edhe në vitet në vijim
Ndihmës trajneri Kombëtares, Paolo Tramezzani, i cili është njëkohësisht edhe drejtor teknik i FSHF-së, ka bërë një deklaratë dashurie për Shqipërinë, duke i dhënë fund zërave për largimin e tij drejt Luganos.

“Në Shqipëri ndjehem shumë mirë, po të ishte në dorën time, nuk do të lëvizja nga aty”, deklaroi Tramezzani për Radio Punto Zero.

Me këto fjalë, ai ka lënë të kuptohet qartësisht se nuk ka ndër mend të braktisë kuqezinjtë për ndonjë ofertë tjetër, siç ishte përfolur gjatë javëve të kaluara në mediat zvicerane dhe italiane.

Megjithatë, fati i tij është i lidhur ngushte me atë të De Biasit, pasi ai e ka pranuar se do të ndiqte 60 vjeçarin kudo që ai të vendoste të shkonte pas aventurës me Shqipërinë.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me De Biasin dhe do të jem përgjithmonë i lidhur me të pasi më ka dhënë këtë mundësi të bukur. Kam refuzuar dy oferta për të vazhduar rrugëtimin me të, nuk do të ishte korrekte të vazhdoja i vetëm. E ardhmja jonë është Shqipëria, kemi edhe dy vote kontratë dhe jemi të ndërgjegjshëm që kemi ende shumë për të bërë para Botërorit. Por në futboll nuk i dihet kurrë”, tha ai.

Temat
RajonSport

Të afërta