Vogëlushi i lutet Messit: Mos ik nga shtëpia jote! (Video)

Lutjeve të shumta të tifozëve të Argjentinës, që kërkojnë qëndrimin e kapitenit të skuadrës së tyre kombëtare, Lionel Messi, i është bashkuar edhe një djalosh.

Një video e tij është publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale, ku djaloshi i lutet ‘pleshtit’ të mos largohet nga kombëtarja.

“Messi jam Piero, doja të thoja se edhe pse humbe penalltinë, je më i miri në botë… Messi mos ik nga shtëpia jote”, shprehet vogëlushi në video.

Argjentinasja La Nacion shkruan se nëse edhe brishtësia e Piero–s nuk e bind Messin, atëherë asgjë tjetër s’ka për ta bindur.

Pas humbjes me penallti të Argjentinës me Kilin në finalen e “Copa America Centenario”, Mesi, i cili humbi edhe 11-metërshin e parë për “La Albiceleste”, deklaroi se mund të tërhiqet nga kombëtarja, pas kësaj ndeshjeje.

Temat
Fun

Të afërta