Topi i ndeshjes Rumani-Shqipëri…në shtëpi te Andi Lila

Topi i ndeshjes Rumani-Shqipëri është në shtëpinë e Andi Lilës.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, e ka marrë topin pas përfundimit të sfidës në Lyon, ku kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë në histori të niveleve të tilla.

“Ishte korner, e kisha topin unë dhe në ato momente përfundoi ndeshja. E mora topin dhe s’ia dhashë askujt. Më pas mora nënshkrimet e të gjithë lojtarëve, stafit dhe zyrtarëve të FSHF-së në top. Do të jetë një ndër kujtimet më të bukura të karrierës sime”, deklaroi Lila, përcjellë “Lajmi.net”.

Shqipëria mundi Rumaninë 1:0 falë golit të Armando Sadikut.

3349812

Temat
RajonSportVend

Të afërta