Skandal: Vajzat shqiptare denoncojnë shfrytëzimin seksual në kampin e azilkërkuesve në Gjermani

Një skandal seksual raportohet se ka ndodhur në Gjermani në një prej kampeve ku qëndrojnë azilantët në këtë vend.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur në Burbach, ku thuhet se ka një shfrytëzim sistematik seksual të femrave azilkërkuese. Madje flitet dhe për përdhunime.

Duke u nisur nga ky fakt, prokuroria gjermane e këtij qyteti ka ngritur një ekip special për të hetuar në lidhje me ngjarjet.

Policia gjermani ka ngritur akuza ndaj disa punonjësve të kryqit të kuq gjerman dhe një firme sigurie të quajtur “Bewa Security”.

Kanë qenë dy vajza shqiptare që kanë denoncuar këtë skandal, që sipas tyre punonjësit e kryqit të kuq dhe firmës së sigurisë kishin marrë dhoma me qira në zonën pranë kampit dhe aty ftonin femra emigrante.

Pasi konsumonin alkool, ata i detyronin femrat që të kryenin marrëdhënie seksuale pa konsensus të dyanshëm. Hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga një punonjës i qeverisë, që punonte si përkthyes, i cili u paraqit në polici.

Kjo e fundit shkoi një hap më të tej pasi mori në pyetje palën e tretë dhe nga ku u mësua për shfrytëzim sistematik seksual të azilkërkuesve. Shefi i prokurorisë, Johannes Daheim ka konfirmuar për gazetën gjermane “Siegener Zeitung” se deri tani janë hetuar tre raste të tilla.

Temat
Lajme

Të afërta