Shqiptari sulmon policinë zvicerane me sëpatë, ata e bëjnë për spital

Një 36-vjeçar shqiptar nga Kosova ka sulmuar me sëpatë dy policë me rastin e një kontrollimi që këta dy po i bënin, në Murgenthal të Kantonit Aargau, Zvicër, raporton sot 20minuten.ch

Kosovari nga Kantoni i Lucernit, sipas banorëve të regjionit, kishte qëndruar për disa ditë me radhë si kampist “në të zezë” në pyllin e komunës kufitare, St. Urban.

Kur policët deshën ta kontaktonin ai i kërcënoi ata me një sëpatë, bën të ditur prokuroria e Kantonit Aargau. Nisur nga kjo, policët kërkuan përforcim. Kur 36 vjeçari e kuptoi këtë, provoi të ikte duke vrapuar, përcjell albinfo.ch. Mirëpo befasisht ai u kthye sërish dhe i sulmoi policët me “armët” e tij, dhe nuk reagoi as pas thirrjeve dhe goditjeve me sprej të policëve.

Si reagim, policët e qëlluan disa herë kosovarin duke e goditur në krahun e majtë dhe në kofshën e djathtë, transmeton albinfo.ch. Ai është operuar po natën e të hënës dhe nuk ka qenë në asnjë moment në rrezik jete, bëjnë të ditur autoritetet.

Prokuroria Zofingen-Kulm ka iniciuar një procedurë ndaj kosovarit si dhe do të konfirmohet nëse gjuajtja e policëve me armë ka qenë në kuadër të të drejtave të tyre ose jo.

Temat
Lajme

Të afërta