Shefki Kuqi trajner i skuadrës angleze

Shefki Kuqi raportohet se është kandidat për të zënë postin e trajnerit te Oldham Athletic.

Ish-sulmuesi shqiptar, që ka luajtur për dhjetë klube në Angli, është duke kërkuar rikthimin në ishull dhe, sipas “Sportsmail”, Kuqi ka nisur bisedimet me Oldhamin në kërkim të detyrës së re, transmeton Telegrafi.

Oldham bën pjesë në “League One”, që është rangu i tretë i garave në Angli.

Kuqi më parë ka luajtur për këtë klub gjatë sezonit 2011-12.

shefki-kuqi-kuqi-shefki-port-vale_3479165

Shefki Kuqi

Shefki Kuqi1

Temat
SportVend

Të afërta