Sauditët ofrojnë 250 miliardë dollarë për blerjen e facebook, ja pse

Sipas “al-Okaz”, një gazetë e përditshme në Arabinë Saudite – Princi saudit, Mohammad Bin Salman, zëvendëprinci i kurorës dhe ministri më i ri i Mbrojtjes në botë, ka bërë një ofertë për të blerë rrjetin social më të madh në botë, për gati dy herë më shumë se vlera momentale e tij në treg.

Awdnews raporton se analistët e tregut besojnë se motivi saudit është që t’ia zë frymën rrjedhës së demonstratave pro-demokratike në rritje në mbretërinë e pasur të naftës, transmeton Express.

“Lartësia e Tij Mbretërore, Princi Moghammad Bin Salman u takua me bashkëthemeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg të mërkurën për t’ia shprehur pakënaqësinë e Madhërisë së tij Mbretit Salman, me korporatën e Facebook për lejimin e grupeve të paligjshme që të organizojnë aktivitete kriminale”, kështu ka shkruar agjencia e lajmeve saudite “SPA” gjatë vizitës së Princit në Washington.

Wael Ghonim, shefi ekzekutiv i marketingut të inkorporuar të Google në Egjipt, i cili organizoi protestat pro-demokratikë përmes Facebook në vendin e cili rrëzoi diktatorin egjiptian Hosni Mubarak, e ka dënuar fuqishëm ofertën e bërë nga Princi saudit.

Temat
BotëLajme

Të afërta