Rrahje mes serbëve në veri të Mitrovicës, lëndohet polici

Disa persona janë lënduar gjatë një rrahje që ka ndodhur pas ceremonisë së përurimit të Car Llazarit në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se rrahja ka ndodhur mes simpatizantëve të kryeministrit Aleksandër Vuçiq dhe të tjerëve që kanë brohoritur kundër tij.

Mësohet se pjesëtarët e sigurimit të Zvonko Vesilinovic, janë përfshirë në këtë rrahje me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda Nedelko Kasalloviq, policit të Kosovës, i cili ka qenë me rroba civile.

Ai ndodhet aktualisht në spitalin e veriut në Mitrovicë dhe është duke u trajtuar.

Temat
LajmeVend

Të afërta