Pique thotë se Spanja e meritoi eliminimin

Kampioni aktual i Evropës Spanja është eliminuar nga kampionati evropian pas humbjes nga Italia.

Italianët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes duke shënuar në fund fitore të merituar 2:0.

Por mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique thotë se Spanja e ka merituar eliminimin pasi nuk ishte Kombëtarja më e mira.

“Ne kemi kërkuar për ta mbrojtur titullin, por përfunduam në rrugën më të vështirë. Duhet ta pranojmë, nuk ishim në nivelin e duhur”.

“Ka shumë rrethana, niveli i lojtarëve, një përzierje e gjërave. Pas humbjes ndaj Gjeorgjisë thashë se nuk ishim favoritë dhe mendoj se tani nuk jemi ndër më të mirët. Ne kemi lojtarë të mëdhenj, por nuk jemi në nivel për të fituar një turne të tillë”.

“Spanja e meritoi eliminimin pasi nuk ishte më e mira”, përfundoi Pique. /Telegrafi/

Pique

Spanja

ramos

Temat
BotëSport

Të afërta