Pezullohet sekretari i MSH-së, Gani Shabani

Sekretari i MSH-së, Gani Shabani sapo ka marrë njoftimin për pezullim nga kjo pozitë.

Gazeta “Zëri” për këtë është informuar nga një burim i afërt me ministrin e shëndetësisë Imet Rrahmani.

“Sapo është marrë vendimi që i është dorëzuar Shabanit”, ka thënë burimi. Pezullimi i Shabanit vie pas aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria, si i dyshuar në rastin “Stentat”.

Gazeta “Zëri”, mëngjesin e sotëm ka raportuar për mundësinë e shkarkimit të Shabanit.

gani shabani

Temat
LajmeVend

Të afërta