Njihuni me armët e së ardhmes

Nga çdo film aksion, duke nisur nga i famshmi James Bond apo Star Wars kuptojmë se lazerët përbëjnë një armë të pëlqyeshme. Rezulton që të gjithë shkencëtarët e punësuar në laboratorët ushtarakë kanë parë të njëjtët filma “të trilluar” që keni parë edhe ju. Kjo do të thotë që një ditë, çdo centimetër i ushtrisë do të mbulohet nga armët me lazer.

Do ta nisim nga aeroplanët: DARPA (Defense Advanced Research Projects Agency) është duke pajisur aeroplanët bombardues me cilindra lazer. Pilotët janë e shkuara, dronët janë trendi i së ardhmes.

Së fundmi, një pilot i Forcave Ajrore Amerikane shpjegoi në një revistë se si dronët pa pilot do të jenë e ardhmja e forcave ajrore. Së shpejti, çdo luftim ajror do të jetë si ‘Top Gun’.

Armë Auto-Shënjestër

Në qoftë se keni pasur ndonjëherë mundësinë të mbani një armë në dorë, do të kuptoni se do t’ju duket vetja i plotfuqishëm dhe i pandalshëm. Të paktën kështu do të jetë deri sa objektivi i goditjes do të afrohet dhe do të kuptoni që nuk keni goditur në shënjestër. Si në filma. Por, ekziston teknologjia për të bërë snajperët e ushtrisë të godasin me një precizion të përsosur.

Një kompani e quajtur TrackingPoint, e cila është e mbushur plot me “lojtarë lojërash kompjuterike” kanë krijuar një armë për ushtrinë amerikane, e cila e bën objektivin, lehtësisht të shënjestueshëm, sado larg të jetë.

Më parë, snajperistët duhet të llogarisnin faktorë të ndryshëm për të kryer një goditje të saktë, tashmë ky snajper mund t’i realizojë vetë të gjitha llogaritjet e duhura.

Supershikim

Pavarësisht se ushtritë kanë akses te radarët, ato janë të limituar te pajisjet që vetë ushtarët mund të mbajnë. Por industria e armëve nuk e ka ndaluar ndonjëherë zhvillimin në fushën e aftësive vizuale të ushtarëve.

Instituti i Teknologjisë në Massachusetts ka ndërtuar së fundmi një risi për ushtrinë amerikane, e cila me plot kuptimin e fjalës mund të shohë përtej mureve. Duket si një kombinacion i kompjuterëve të vjetër, por në fakt është ndërtuar për të ndihmuar ushtarët të shohin gjatë një luftimi në zonat urbane dhe u jep atyre “fuqitë” e Superman-it

Lentet e teknologjisë së lartë duket se janë rruga e së ardhmes. DARPA është duke punuar në sisteme të tilla, që do t’u mundësojnë përdoruesve të shikojnë një kombinacion të imazheve virtuale, të zmadhuara dhe të vërteta. Së shpejti, ushtria mund t’u dërgojë ushtarëve direkt në syrin e tyre informacione vizuale në fushëbetejë.

Temat
Fun

Të afërta