Nga delet te milingonat: Ja 7 “çmenduritë” që duhet t’i dini patjetër për Islandën

Përfaqësuesja e Islandës është mrekullia më e madhe e Evropianit të Francës. Ata mbrëmë eliminuan Anglinë në 1/8 e finales, për t’u inkuadruar në tetë më të mirat e EURO 2016.
‘Marca’ sjell shtatë kuriozitetet që nuk i keni ditur për Islandë.

– Është vendi më i vogël në Evropian – Një vend me popullësi kaq të vogël kurrë nuk është kualifikuar në Evropian. Rekordi e mbante Trinidad Tobago me 1.2 milionë. Islanda ka 332.559 banorë.

– Festa e çmendur e një skuadre islandeze – Starnan FC bëri bujë në vitin 2011. Skuadra islandeze bëri një festim të çmendur, pas një shënimi të golit.

– Vetëm 120 lojtarë profesionistë – E mahnitshme, Islanda ka 23 mijë lojtarë të regjistruar në federatë, prej tyre 12 janë profesionistë dhe asnjëri nga ta nuk luan në Ligën e vendit të tyre.

– Më shumë dele se sa njerëz – Në Islandë ka më shumë dele se sa njerëz. Në secilin kënd të maleve të Islandës mund të shohësh dele.

– 8 për qind e tyre janë në Francë – 8 përqind e popullësisë së Islandës, momentalisht ndodhet në Francë, për të ndjekur Kombëtaren e tyre.

– “The Mountain” është tifozi më i madh i Kombëtares – Hathor Bjornssonn është nejri më i fortë në botë dhe njëri nga protagonistët e filmit ‘Game of Thrones’, javë më parë lëshoi një mesazh të fortë për Cristiano Ronaldon para përballjes Portugali – Islandë. Kjo rezultoi me sukses, pasi Ronaldo nuk shënoi në sfidën me ta.

– Në Islandë nuk ka milingona – është njëri nga vendet e vogla që nuk ka milingona. Kurioziteti më i madh është se nuk dihet arsye pse nuk gjenden miliongona në këtë vend. Ndoshta për shkak të ftohtit?

Temat
Fun

Të afërta