Mbretëresha Elizabeth bën humor pas “Brexit”: Jam ende gjallë

Mbretëresha Elizabeth e Britanisë, e cila ka mbushur 90-vjeç në muajin prill ka bërë shaka pas ‘Brexit’, sduke thënë se është ende gjallë.

Shakaja e Elizabethës, monarkistja më e moshuar në botë dhe me qëndrimin më të gjatë në fronin britanik, është kapur nga kamerat, gjatë një vizite të saj dyditore në Irlandën Veriore, raporton sot Reuters.

E pyetur nga zëvendëskryeministri i provincës, Martin McGuinness, nëse ajo është mirë me shëndet, mbretëresha është përgjigjur: “Po, ende jam gjallë”.

“Kam qenë shumë e zënë, shumë gjëra po ndodhin”, ka shtuar mbretëresha.

Pas gjashtë dekadash në fron, mbretëresha ka reduktuar vizitat e saj ndërkombëtare, por ende i kryen rregullisht detyrat e saj zyrtare dhe takohet çdo javë me kryeministrin.

Ajo nuk ka bërë asnjë koment publik për rezultatin e referendumit për anëtarësinë e vendit në Bashkimin Evropian.

Temat
BotëLajme

Të afërta