Linda Halimi i shpëton sulmit në Stamboll

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, thotë se është shumë me fat që ka shtyrë fluturimin e saj nga Stambolli në Amerikë, pas sulmeve të sotme që ndodhën në Aeroportin Ataturk në Stamboll.

Halimi, që këto ditë qëndroi në Shqipëri, ka njoftuar në Facebook se sot ishte paraparë që të udhëtonte nga Stambolli drejt Amerikës, por kishte shtyrë fluturimin për dy ditë.

“Ishte e paraparë që unë të isha sot në Aeroportin e Turqisë për t’u nisur drejt Amerikës! Dhe pa dije e kam shtyrë fluturimin për dy ditë sepse po shijoj qëndrimin në shtëpi… A s’është Zoti i madh? Mund të isha në mesin e dhjetë personave të vrarë në atë aeroport sot…”, ka shkruar Linda në Facebook.

Në mbrëmjen e së martës Aeroporti i Stambollit ishte cak i dy sulmeve që lanë së paku 28 persona të vdekur.

Linda Halimi

Temat
Showbiz

Të afërta