Limaj e Shala e vizitojnë Aziz Salihun në spital (Video)

Fatmir Limaj dhe Haxhi Shala janë politikanët e parë që e kanë vizituar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ish boksierin me renome botërore Aziz Salihu.

Fituesi i medaljes se bronztë në Lojërat olimpike të Los Angjelosit po qëndron i shtrirë tash e tri javë në Klinikën Infektive pas një sulmi në pankreas dhe mëlçi. Ndonëse, ka dhënë shumë për sportin, institucionet nuk kanë treguar ndonjë interesim për gjendjen e tij aktuale.

Kryetari i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj, thotë ta ketë marrë më shqetësim lajmin për shtrirjen e Aziz Salihut në spital. Ai thotë se shqiptarët janë rritur me emrin dhe sukseset e tij.

I pari i Nismës për Kosovën, ka apeluar që institucionet të mos vrapojnë vetëm kur sportistët fitojnë medalje, por t’u qëndrojnë afër edhe atëherë kur ata kanë nevojë për mbështetje.

Temat
LajmeVend

Të afërta