Kabuli nis hetimet për abuzimin seksual të fëmijëve nga policia

Abuzimi seksual i fëmijëve nga policia në Afganistan është shfrytëzuar nga talebanët për të filluar një seri sulmesh të Kalit të Trojës, ku gjatë dy viteve kanë vrarë qindra oficerë.

Presidenti i Afganistanit ka urdhëruar për një hetim të plotë rreth abuzimit seksual të fëmijëve nga ana e Policisë, transmeton KosovaPress.

KY vendim vjen pas raportimit të agjencisë së lajmeve AFP, ku u zbulua se talebanët janë duke përdorur fëmijë si skllevër seksi për të nisur sulme të brendshme vdekjeprurëse.

“Presidenti ka urdhëruar një hetim të plotë në Urugzan dhe ka urdhëruar që të merren masat e menjëhershme bazuar në rezultatet e hetimeve”, kanë zëdhënës të pallatit presidencial.

Temat
BotëLajme

Të afërta