Gjuriq me ministrat e Qeverisë së Kosovës, te Car Llazari (Foto)

Para se të zbulohet përmendorja e Car Llazarit, në Mitrovicën Veriore, drejtori i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, është afruar deri te ura e Ibrit, në të ashtuquajturin ‘Park i paqes’, ku ndahet pjesa veriore me atë jugore të qytetit.

Gjuriqi, është i shoqëruar nga kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, si dhe ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq.

Përmendorja e Car Llazarit do të zbulohet në sheshin Shumadia, në pjesën veriore të Mitrovicës. /kp

1_1451-768x576

13499859-10204813077125623-1216996381-o-768x576

13570324-10204813054605060-823657925-o-768x576

13499761-10204813062965269-2021246438-o-768x576

Temat
LajmeVend

Të afërta