Dallavere në Ministrinë e Infrastrukturës

Ministria e Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Lutfi Zharku që më shumë se një vit e gjysmë, dyshohet për dallavere me tenderë dhe afera korruptive. Pas ardhjes në këtë ministri, Zharku ka marrë afër vetës shumë bashkëpunëtor të besueshëm të tij, të cilët i ka pasur edhe në kohën sa drejtonte Ministrinë e Tregtisë.

Dy nga me të besuarit e Zharkut janë: Adem Krasniqi (Shef Kabineti në MI) dhe Besim Tahiri (Drejtor i Prokurimit në MI). Por, Zharku nuk është mjaftuar me kaq dhe njëkohësisht ai ka filluar që edhe kompanitë qe i kishte “shpërblyer” me kontrata sa ishte Ministër në Ministrinë e Tregtisë, t’i “shpërblej” edhe në Ministrinë e Infrastrukturës.

Bëhet fjalë për kompaninë “Eskavatori” nga Ferizaj dhe kompaninë “Al Trade” nga Prishtina. Këto kompani ishin shpërblyer me tenderë milionësh në Ministrinë e Tregtisë në periudhën sa drejtohej nga Zharku dhe tash përsëri të njëjtat kompani kanë filluar të “shpërblehen” edhe në Ministrinë e Infrastrukturës, e cila tash drejtohet nga i njëjti ministër.

Sipas burimeve brenda ministrisë mësohet se Shefi i Prokurimit në MI kur është fjala për të shpallur fituesit, kompanitë e preferuara të “Shefit”, dyshohet se ai ushtron presione të ndryshme ndaj anëtarëve të komisioneve për të vepruar ashtu siç ai i udhëzon edhe pse kjo është në kundërshtim me ligjin, madje kur bëhet fjalë për kompaninë “AL Trade” ai dyshohet se ka ndërruar edhe Raportin e Komisionit të Vlerësimit për të shpallur fitues kompaninë e preferuar të “Shefit”.

Sipas informacioneve të siguruara brenda ministrisë, mësohet se së shpejti pritet që kompania “Al Trade” të shpallet përsëri fituese e një tenderi disa milionësh.

Njeri nga anëtarët e komisionit vlerësues është Skënder Kuka, (i afërt i ministrit Zharku), i cili është punësuar në këtë ministri pas ardhjes se Zharkut, afërsia që këta të dy kanë me njëri-tjetrin mund të shihet edhe në foto të bashkangjitur.

(Në foto: Adem Krasniqi, Lutfi Zharku dhe Skender Kuka)

(Në foto: Adem Krasniqi, Lutfi Zharku dhe Skender Kuka)

Por, njëri nga njerëzit më të afërt të Lutfi Zharkut është padyshim dhe miku i tij, Fatos Sahiti (vëllai i gruas së Lutfi Zharkut). Pas ardhjes se LDK-së në pushtet, në vitin 2015, Fatos Sahiti është zgjedhur si Kryetar i Brodit të “Ibër Lepencit” dhe sipas informacioneve brenda atij institucioni thuhet se Lutfi Zharku ka ushtruar ndikimin e tij brenda partisë për ta dërguar mikun e tij në atë pozitë.

Fatos Sahiti ka qenë edhe në pozitën e këshilltarit politik në Ministrinë e Tregtisë për sa kohë ajo ministri ishte drejtuar nga Zharku. Por asgjë nuk mund ta lidhë më shumë Zharkun me kompaninë Al Trade, sesa miku i tij Fatos Sahiti i cili prej shumë kohësh është menaxher në njërën nga kompanitë të cilat janë pronë e Bajram Gashanit. Fatos Sahiti është menaxher në kompaninë IMN-BAU BLOCK Sh.p.k ose me saktësisht në fabrikën e tullave në Gjakovë. Me poshtë mund të shihni edhe disa fakte që vërtetojnë këto lidhje të Zharkut me kompaninë “Al Trade”.

12-15-767x1024

13-2-768x1019

14-3-768x1022

Temat
LajmeVend

Të afërta