Cameron: Britanikët nuk guxojnë t’ia kthejnë shpinën Europës

​Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë se edhe pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, populli britanik “nuk guxon t’ia kthejë shpinën Europës.

Në Samitin e BE’së në Bruksel, Cameron tha se vendet europiane janë fqinjë, miq, aleat dhe partnerë të Britanisë së Madhe, andaj asnjëherë populli britanik “nuk guxon t’ia kthejë shpinën Europës.

“Shpresoj se do të vendosim raporte sa më të mira që të jetë e mundur në aspektin e bashkëpunimit tregtar”, thotë Cameron.

David Cameron

Temat
BotëLajme

Të afërta